Bayern Munich fiton thelle ndaj Shakhtar Donetsk me nje “manita” qe gezon Kompany & Co. Ndeshja nisi më mirë për ukrainasit, që arritën të shënonin me Kevin që në minutën e pestë për 1-0. Por bavarezët u këndellën shumë shpejtë, duke arritur të barazonin shifrat në 1-1 në minutën e 11-të me Konrad Laimer.
Pak pa u mbyllur pjesa e parë, Jamal Musiala asistoi te Thomas Muller që shënoi për 2-1. Në mesin e pjesës së dytë, Bayern Munich fitoi penallti, ku nga pika e bardhë ishte i saktë Michael Oliseh për 3-1.
Bayern Munich arriti të shënojë edhe golin e katërt, kur në minutën e 87-të, Jamal Musiala gjeti rrjetën për 4-1. Krejt në fund, Olise shënoi golin e dytë personal, duke e quar rezultatin në 5-1. Kjo fitore e ngjit Bayernin përkohësisht në vendin e shtatë me 12 pikë, ndërsa Shakahtar me 4 pikë është në vendin e 26-të.
Paris Saint-Germain ka triumfuar 3-0 ndaj RB Salzburg duke u kthyer te shpresoje. Pas gjysmë ore lojë, Goncalo Ramos kaloi në epërsi parisienët me një asistim të Achraf Hakimit. Me këtë gol përfundoi edhe pjesa e parë, derisa në të dytën u shënuan edhe një gol tjetër.
Nuno Mendes shënoi golin e dytë te PSG, kur realizoi në minutën e 72-të me një asistim të Desire Doue. Fitoren e PSG-së e vulosi Doue, kur u asistua nga Hakimi në minutën e 85-të për 3-0.
Skuadra franceze duhet të triumfojë edhe në dy takimet e mbetura, për të shpresuar se do të luajë në fazën e play-offit, pasi për kualifikim direkt ka pak shpresa.
Fitore tjeter, historike per Brest qe mund PSV dhe shkon 13 pike dhe ka shanse reale tashme per te arriutr kualifikimin edhe qofte brenda 8 me te mirave duke befasuar te gjithe edhe pse kalendari seshte me i lehte. Nderkhe, edhe Aston Villa pergjigjet mire dhe mer fitore ne fushen e Leipzig qe duket keshtu i djegur per te arritur kualifikimin.