“Oaktree, pronësia ideale për Interin. Do të vazhdojmë me merkato kreative”

11 Dhjetor 2024
8:21
Alfred Lleshi
back button

“Sa i përket Ligës së Kampionëve, jemi të sigurt, ashtu si Bayer Leverkuseni, kemi gjetur një model për t’u ndjekur. Inzaghi ka qenë shumë i zoti në menaxhimin e lojtarëve”. Në kampin e Interit fryn një erë optimizmi pas një faze të parë sezoni shumë pozitive.

Zikaltërit janë në garë të plotë për titullin kampion dhe renditen ndër të parët në Ligën e Kampionëve. Besimi është i qartë nga fjalët e presidentit dhe administratorit të deleguar të klubit, Beppe Marotta: “Finishi i sezonit është pas disa muajsh, ndaj shumë gjëra mund të ndryshojnë.

Sigurisht, duam të luajmë një rol protagonisti. Për të arritur në finale, shumë do të varet edhe nga kundërshtarët që do të kemi përballë. Në Ligën e Kampionëve, çdo ndeshje është vendimtare. Klasifikimi aktual është krejtësisht i përkohshëm”.

Sa i përket filozofisë së klubit, pas ardhjes së Oaktree në krye, Marotta nënvizoi: “Për të gjitha klubet është i vlefshëm koncepti i qëndrueshmërisë, është e nevojshme të rivendoset ekuilibri në sistemin e futbollit. Njëkohësisht duhet profesionalizëm, kompetencë dhe merkato kreative.

Në menaxhimin e Interit ka harmoni të madhe, jemi së bashku prej vitesh. Për këtë arsye kanë ardhur rezultate të shkëlqyera. Oaktree na ka dhënë besim të madh, po punojmë shumë mirë. Besoj se Oaktree është pronësia ideale për Interin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit