Yann Sommer, portieri i Interit, komentoi për “Sky Sport” humbjen minimale në Ligën e Kampionëve kundër Bayer Leverkusen: “Është e vërtetë që nuk patëm shumë raste, por ata janë një skuadër shumë e fortë. Kishim hapësira për të bërë më mirë, por sot ndodhi kështu. E marrim këtë përvojë dhe shikojmë përpara”.
Stefan De Vrij, mbrojtësi i Interit, gjithashtu foli për “Sky Sport” pas disfatës: “Zhvilluam një ndeshje të mirë, duke luajtur në bllok kundër një skuadre shumë të fortë, që ka shumë lëvizshmëri. Ishim të aftë të mbronim së bashku, por kur pëson gol në fund, dhemb shumë”.
Matteo Darmian, një tjetër mbrojtës i Interit, theksoi rëndësinë e përgatitjes për sfidat e ardhshme: “Në janar do të duhet të shfaqim Interin më të mirë, atë që jemi mësuar të shohim. Ka shumë ndeshje përpara, do të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme. Tani e shkëpusim vëmendjen nga Champions-i dhe fokusohemi në kampionat, pasi na pret një ndeshje shumë e rëndësishme”.







