Champions League “ul pjesërisht siparin”, kthehet në 2025 me 2 ndeshjet e fundit të grupit! Ja situata dhe cilat ekipe rrezikojnë

12 Dhjetor 2024
0:34
Telesport
back button

Duke ditur se Leipzig u eliminua zyrtarisht nga kompeticioni, ashtu si edhe Slovan Liberec dhe Young Boys, tashme jane ne gare te gjitha ekipet e tjera, duke futur ketu pervec top “8” edhe vendet sidomos 9 dhe 24 ne playoff e famshem, edhe pse duhet thene se per Salzburg eshte mision i pamundur, ashtu si edhe per Bolognan.

Barcelona pas Liverpool

Barcelona fiton ne Dortmund nje ndeshje super te vuajtur. Pjesa e parë përfundoi pa gola, përkundër disa rasteve që patën dy skuadrat. Në 45 minutat e dytë ishte spektakël për tifozët, pasi u shënuan pesë gola. Raphinha kaloi katalunasit në epërsi me golin e realizuar në minutën e 53-të me një asistim të Dani Olmos. Por, Dortmundi u përgjigj me anë të Serhou Guirassy (60’), që shënoi nga penalltia.

15 minuta më vonë, Feran Torres riktheu epërsinë e barcelonës, kur u asistua nga Fermin Lopez. Mirëpo, festa e tyre zgjati vetë tre minuta, pasi Guirassy shënoi për 2-2 me asistimin e Pascal Gross. Torres ia riktheu sërish Barcelonës epërsinë, kur shënoi në minutën e 85-të me asistimin e Lamine Yamal për 3-2. Barcelona shkon në kuotën e 15 pikëve, tri më pak se lideri Liverpooli, ndërsa në ndeshjen e shtatë takohen me Benfican.

Juventusi trondit Man City me Vlahovic-McKennie

Juventusi u kthye te fitorja ne Champions League dhe e beri ndaj Manchester Cityt! Rasti i parë serioz u krijua nga vendasit, që rrezikuan me anë të Kenan Yildiz, që lëshoi një goditje të fuqishme, por shkoi jashtë. Erling Haaland (40’) e testoi Michele Di Gregorion, por që gardianin i Zonjës së Vjetër ishte i vëmendshëm.

Juventusi ishte shumë i vëmendshëm në mbrojte, duke mos lejuar shumë hapësira dhe duke dalë përpara me kundërsulme. Në anën tjetër, Citizens nuk ia dolën të shfaqin lojën e tyre, duke lëvizur ngadalë nga zona ë zonë.

45 minutat e dytë ishin spektakolar, me torinezët që shënuan dy herë. Në minutën e 53-të, Dusan Vlahovic kaloi Juventusin në epërsi me një asistim të Yldiz. Rezultatin për italianët e dyfishoi Weston McKennie (75’), kur u asistua nga Timothy Weah. Me këtë fitore, Juventusi ka 11 pikë, ndërsa Manchester Cityt mbetet në tetë  pike. Në ndeshjen e  shtatë, Juventusi takohet me Club Brugge, ndërsa City do të ketë punë me PSG-në.

Milani me “poker” rezultatesh pozitive

Rafael Leao ishte i pari që rrezikoi, por që portieri bëri pritje të madhe. Për tu zhbllokuar ndeshja, u përkujdes pikërisht portugezi, i cili shënoi në minutën e 42-të për 1-0. Milani kishte edhe raste të tjera në minutat e mbetura, por që nuk ia arriti të shtojë epërsinë.

Kuqezinjtë rrezikuan edhe në pjesën e dytë, por ishte Crvena Zvezda që arriti të shënojë për 1-1 me Nemanja Radonjic. Krejt në fund, Tammy Abraham arriti të shënojë për t’ia siguruar fitoren Milanit, që e kthen në lojë për pozitat e larta. Milani është në vendin e 12-të, me 12 pikë.

Arsenali i falet talentit Saka

Fitore e bukur nga Arsenali, 3-0 ndaj Monaco. Ndeshja nisi direkt mire. Topçinjtë arritën të rrezikonin me Mikel Merino dhe Gabriel Jesus, që në start, por nuk e gjetën rrjetën. Loja u zhbllokua në minutën e 34-të, kur Gabriel Jesus asistoi te Bukayo Saka që shënoi për 1-0. Monaco e nisi furishëm pjesën e dytë, ku Thilo Kehrer, Takumi Minamino dhe Breel Embolo, por që nuk shënuan. Në minutën e 78-të, Arsenali arriti të sigurojë fitoren me golin e dytë të Saka për 2-0. Për ta mbyllur ndeshjen në mënyrën më të mirë, Bukayo Saka asistoi te goli i tretë i shënuar nga Kai Havertz për 3-0. Arsenali me këtë fitore ngjitet në vendin e tretë me 13 pikë, ndërsa Monaco bie në vendin e 16-të.

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit