“Me 100% ai do të jetë lojtar i Juventus, në janar ndërhyrje vetëm në mbrojtje”

12 Dhjetor 2024
11:18
Telesport
back button

Drejtori sportiv i Juventus, Cristiano Giuntoli, pas fitores 2-0 ndaj Manchester City në Champions League, konfirmoi thashethemet e merkatos së janarit që janë shfaqur ditët e fundit. Veçanërisht në lidhje me blerjen e kartonit të Francisco Conceicao.

Portugezi erdhi në formë huazim këtë verë për 7 milionë euro plus 3 milionë bonus nga Porto. “Marrëdhëniet me lojtarin dhe agjentin i tij janë të shkëlqyeshme. Ne duam që ai të qëndrojë me ne dhe ai gjithashtu e dëshiron atë”, tha Giuntoli.

Më tej, ai shtoi: “Sot për sot janë 100% shanset që ai të qëndrojë. Klauzola prej 30 milionë eurosh do të hyjë në fuqi në korrik të vitit 2025 dhe negociatat mes Juventus dhe Jorge Mendes janë intensive për të shmangur surprizat dhe përfshirjen e ekipet e tjera në qershor”.

Më pas, drejtori sportive i Juventusi, foli edhe për merkaton e janarit, i cili premton mjaft surpriza, kryesisht në repartin e mbrojtjes. “Në mbrojtje kemi dy lëndime të rënda, kështu që do të ndërhyjmë në atë department. Por do të jemi të kujdesshëm për çdo mundësi”, tha Giuntoli.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit