“Nuk e di çfarë mendoja atëherë, të jem i sinqertë nuk e mbaj mend, sepse ishin grumbulluar shumë emocione dhe mendime për sezonin që kishim kaluar. Kisha lumturi për fitimin e kampionatit dhe njëkohësisht për atë rrugëtim 19-vjeçar me fanellën bardhezi, gjithmonë special, në pjesën e fundit edhe më shumë për shkak të ndodhisë së 2006-ës. Rikthimi ishte gjithmonë i vështirë, por ta mbyllja me një titull ishte diçka e bukur në çdo aspekt”.
Kështu, Alessandro Del Piero, në intervistë për “Tuttosport”, u rikthye te 13 maji 2012, dita e ndeshjes së tij të fundit në stadiumin e Juventusit.
“Arritëm në atë ndeshje duke e ditur që do të festonim titullin dhe kisha shumë pyetje brenda vetes. Vendosa të bëj një xhiro rreth fushës sepse ndeshja mori rrjedhë të veçantë. Ato momente kanë një vlerë më të madhe se vetë fitoret, 19 vite janë shumë, për mua që jam tifoz i Juventusit kanë kuptim të dyfishtë”.
Për idenë që një ditë të bëhet president i Juventusit, ai tha: “Kam respekt për ata që punojnë sot te Juventusi. Unë jam dhe do të mbetem gjithmonë tifoz i Juventusit”.







