Në një intervistë për “Tuttosport”, Ezequiel Lavezzi foli ndër të tjera për një bashkëkombës të ri që po shkëlqen në Serie A, Nico Paz: “Nico po bën shumë mirë te Como. Nuk është kurrë e lehtë për një lojtar kaq të ri të afirmohet në Serie A dhe të luajë për kombëtaren e tij. Ai po ia del dhe shumë mirë. Mund të bëhet lojtar i madh, ia uroj këtë”.
Duke folur për Lionel Messin, që do të jetë sërish në Botëror, tha: “Ai është një fenomen në fushë, por është edhe më i madh dhe i veçantë si person. Kjo është forca e tij e vërtetë. Është njeri i jashtëzakonshëm dhe mik i vërtetë. E dua shumë dhe shpresoj ta fitojë edhe një Botëror tjetër”.
Për favoritët e Botëroritt ë kësaj vere: “Ndoshta Franca dhe Spanja janë më mirë se ne tani, por do të luajmë deri në fund”.







