PSG arriti një fitore të thellë 3-0 në fushën e Salzburg në Champions League, duke e futur në garë për t’u kualifikuar në raundin tjetër. Gjithsesi, trajneri Luis Enrique nuk është spak i kënaqur.
Pavarësisht fitores, ai është i pakënaqur nga loja, duke befasuar me komentin e tij: “Të them të drejtën, nuk bëmë një ndeshje më të mirë se ajo kundër PSV-së apo Atletico Madrid, të cilat i humbëm”.
“Ndaj Salzburg kemi luajtur më keq, por fituam. Ky është futbolli, fiton edhe kur luan keq, apo humbet kur luan mirë. Nuk jemi ende aty ku unë dëshiroj ta shoh skuadrën time. Statistikat e thonë, ne kishim më pak mundësi shënimi”, tha Luis Enrique.
Më tej, trajneri i PSG shtoi: “Nuk ishte një ndeshje e lehtë edhe pse rezultati mund të bëjë se duket e tillë. Kemi më pak pikë se sa meritojmë dhe ka vend për përmirësim në lojë. Nuk e dimë sa pikë dhe gola do të nevojiten deri në fund”.
Natyrisht që kjo fitore i jep pak frymëmarrje skuadrës kampione të Francës, që dy ndeshje e fundit do të luajtur ndaj Manchester City dhe Shtutgart, dy rivalë të vështirë që luajnë gjithashtu për kualifikim.