Van Dijk paralajmëron Liverpool-in: “Mund të vënë në vështirësi këdo me lojtarët që kanë”

12 Dhjetor 2024
15:40
Telesport
back button

Kapiteni i Liverpool-it, Virgil van Dijk, beson se Chelsea është sigurisht një kërcënim për shpresat e Të Kuqve për titull në Premier League.

Ndërsa gjatë gjithë kohës Arsenal dhe Manchester City janë shikuar si rivalët kryesorë për ekipin e Slot,  për përparimin e Bluve nuk është folur shumë.

Nën drejtimin e Enzo Maresca-s, skuadra londineze është në vendin e dytë në kampionat.

Ata janë vetëm katër pikë mbrapa kryesuesve të Liverpool, që ka luajtur një ndeshje më pak.

Duke marrë parasysh formën e Chelseat, Van Dijk u pyet nëse ata do të luftojnë për titull këtë sezon. Ai tha për Mirror:

“Unë nuk mendoj se ata po kalojnë pa u vënë re. Natyrisht me skuadrën që kanë dhe lojtarët që kanë. Lojtarët që mund të aktivizohen nga stoli.

“Natyrisht që mund të flasim për mungesë eksperience ndoshta, por ata kanë cilësi, kanë lojtarët për të vënë në vështirësi çdo ekip dhe kjo është ajo që kanë bërë, kështu që ata janë padyshim atje lart. Unë mendoj se ata e kanë treguar këtë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit