“Jeta ime ka ndryshuar plotësisht”, Palmer: Ja çfarë më mungon më shumë

14 Dhjetor 2024
16:02
Telesport
back button

Cole Palmer pranoi se “jeta e tij ka ndryshuar plotësisht” pas shpërthimit te Chelsea dhe gjithashtu zbuloi gjënë që i mungon më shumë.

Pavarësisht suksesit të tij, Palmer pranon se i mungojnë aspektet e jetës së tij para famës. Vëmendja që tani e rrethon e ka bërë të vështirë për të të ndjekë edhe aktivitetet e zakonshme, si bërja e pazarit apo relaksimi në publik.

“Jeta ime ka ndryshuar plotësisht,” zbuloi Palmer në një intervistë për kanalet zyrtare të Chelsea-t.

“Unë nuk mund të shkoj në vende të caktuara kur thjesht dua të qetësohem. Ashtu si kur shkoni në dyqanin poshtë shtëpisë, duket sikur dikush po të shikon.

“Kalçeto është gjëja që më mungon më shumë, thjesht mundësia për të luajtur me shokët”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit