Një mungesë që bëri shumë zhurmë. Paolo Maldini nuk ishte mes legjendave të pranishme në “San Siro” për festimet e Milanit, por nuk humbi rastin të kujtojë lidhjen e thellë që ka me klubin i cili sot mbush 125 vjeç. “Gëzuar ditëlindjen AC Milan për 125 vitet e tua! Askush nuk do të mund ta prishë lidhjen tënde me familjen ‘Maldini’, historia është kujtesë”, – shkroi ish-kapiteni dhe ish-drejtuesi historik i kuqezinjve.
Mesazhi erdhi në një moment delikat dhe duket të jetë një “thumbim” i vërtetë. Tifozët, pas përfundimit të ndeshjes së barazuar 0-0 ndaj Genoa, e kritikuan ashpër dhe zhurmshëm drejtimin aktual të klubit, që kishte larguar vetë Maldini dhe Frederic Massara gjatë verës së vitit 2023.