Turqia, zhgënjimi më i madh i këtij Botërori në fazën e grupeve. Arda Guler me reagim të ndjerë

20 Qershor 2026
16:21
Telesport
back button

Me humbjen 1-0 ndaj Paraguajit, Turqia i bashkohet Haitit, në ekipet e para të eliminuara nga faza e grupeve në këtë Botëror. Turqit e drejtuar nga Vincenzo Montella pritej të ishin një nga surprizat e mëdha për mirë të këtij Botërori, por me dy humbjet në dy ndeshjet e para në grup, rezultoi e kundërta.

Ylli kryesor i Turqisë, Arda Guler, ka kërkuar falje për tifozët e kombëtares së tij, pas humbjes së fundit ndaj Paraguajit.

“Duam të kërkojmë falje, jemi të turpëruar. Ne të gjithë luajmë për klubet kryesore dhe duhet të kishim bërë shumë më mirë në këtë garë. Në dy ndeshje, nuk shënuam asnjë gol të vetëm dhe kjo është e papranueshme.

Ne luajmë për disa nga klubet më të mëdha dhe duhet ta kishim treguar këtë në fushë. Do të bëj gjithçka që mundem që njerëzit ta harrojnë këtë turne”, tha Guler.

Turqia u rikthye në Botëror pas plot 24 vitesh dhe tifozët turq kishin pritshmëri të tjera për kombëtaren e tyre, ndryshe nga realiteti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit