Dortmund sfidon Bayern Munich dhe gati të bëjë transferimin më të shtrenjtë në historinë e klubit. 50 mln euro për një 19-vjeçar

20 Qershor 2026
17:23
Telesport
back button

Said El Mala ishte një nga zbulimet e mëdha të Bundesligës në sezonin e fundit. 19-vjeçari shkëlqeu në sezonin e fundit, ku kontriboi me 13 gola dhe 5 asiste.

Për Said El Mala, i cili për momentin është i fokusuar te Kupa e Botës me Gjermaninë, ka një garë të fortë mes dy ekipeve të mëdha të Bundesligës: Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.

Sipas Geissblog, Bayern Munich po përpiqet të bindë Kolnin me një ofertë që përfshin një tarifë fikse prej 35 milionë eurosh dhe huazimin e dy lojtarëve.

Në anën tjetër, Borussia Dortmund po shqyrton mundësinë të paguajë klauzolën e plotë të lojtarit që është rreth 50 milionë euro. Nëse do të ndodhte kjo gjë, atëherë Said El Mala do të ishte transferimi më i shtrenjtë në historinë e verdhezinjve, duke tejkaluar kështu dy vendet e para që mbahen ende nga Ousmane Dembele që kushtoi 35 milionë euro dhe Jobe Bellingham 33 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit