Juventus ndërron mendje për Vlahovic dhe ka një propozim të ri për serbin

20 Qershor 2026
18:35
Telesport
back button

Dusan Vlahovic dhe Juventus janë drejt “divorcit” përfundimtar këtë verë. Sulmuesit serb i ka skaduar kontrata me bardhezinjtë dhe deri tani palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një rinovim të mundshëm.

Propozimi i parë i Juventusit u refuzua nga sulmuesi serb, që përfshinte një rrogë prej 6 milionë eurosh në sezon. Kjo shifër u konsiderua e papërshtatshme nga Vlahovic dhe sigurisht që nuk u pranua.

Ndërkohë, La Gazzetta dello Sport zbulon se Juventus i ka dërguar së fundmi një tjetër propozim sulmuesit serb, që përfshin një kontratë një ose dy-vjeçare me një rrogë prej 8 milionë eurosh në sezon. Ky propozim po shqyrtohet nga përfaqësuesit e sulmuesit serb dhe deri tani ende nuk ka një përgjigje zyrtare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit