Bayern Munich pësoi një ndalesë të papritur në kampionat. Humbja 1-2 në fushën e Mainz ka prishur disi humorin te skuadra e trajnerit Vincent Kompany, që qëndron në krye të renditjes në Bundesliga, me 4 pikë avantazh ndaj Leverkusen.
“Përgëzoj Mainz për fitoren. Në atë sfidë ne luajtëm kundër një ekipi të gjallë dhe plot shpirt. Ata ishin të gatshëm për të luftuar në çdo kohë, por çdo top. Ne u përpoqëm, por jo mjaftueshëm. Kemi bërë shumë më mirë në të kaluarën”, tha Kompany.
“Më duhet të pranoj se në atë ndeshje nuk ishim në maksimumin tonë. Kur humbet është gjithnjë e vështirë, të dhemb, por ne mund të fitojmë akoma më shumë në të ardhmen”, shtoi trajneri i bavarezëve.
“Ndjesia këtu është se ekipi gjithmonë dëshiron të vazhdojë të bëjë hapa përpara për t’u përmirësuar. Ai takim ka përfunduar dhe ne do ta përdorim këtë disfatë për të ndezur shkëndijën në ditët në vijim para ndeshjes në Leipzig të premten”, tha Kompany.