Pavarësisht krizës që po kalon momentalisht (8 pikë larg zonës Champions), Milani ka filluar të frikësohet për shkëlqimin e disa lojtarëve të rëndësishëm.
Ata po bëhen të zëshëm dhe po tërheqin vëmendjen e disa klubeve europiane. Kështu, drejtuesit e klubit italian po nxitojnë me rinovimin e kontratave të tre figurave thelbësore të skuadrës.
I pari në listë është Christian Pulisic, lojtari më efikas i sulmit kuqezi. Amerikani ka treguar se është një nga transferimet më të zgjuara në Serie A.
Pas tij vjen mesfushori Tijjani Reijnders. Holandezi është përshtatur shpejt në Milano dhe që tani ka oferta në Premier League, pa harruar një spekulim që e lidh edhe me Barcelonën.
I fundit, por jo nga rëndësia, është portieri Mike Maignan. Milani e konsideron të rëndësishëm francezin. Madje, edhe të pazëvendësueshëm. Ai është një nga liderët e skuadrës.