Inter mposht Lazion me rezultat 6-0, por pa gola nga Lautaro Martinez. Nuk është problem për Simone Inzaghin, i cili pas goleadës në Olimpico ka përditësuar edhe zgjedhjet e formacionit për ndeshjen e Kupës së Italisë të planifikuar për këtë javë: “Lautaro duhet të vazhdojë të punojë në këtë mënyrë, ai pati një ndeshje të shkëlqyer si me Parmën, ashtu edhe sot. I dhemb fakti që nuk po gjen golin por duhet të vazhdojë të luajë në këtë mënyrë.
Martinez do të luajë patjetër të enjten, ai është një portier i shkëlqyer që e donim dhe në këtë moment me kaq shumë ndeshje ndoshta do të kisha dashur t’i jepja hapësirë më herët.
Të jesh portier te Interi nuk është shumë e lehtë, ai është përshtatur mirë dhe punon shumë, jam tunduar shumë herë por pastaj kemi përjetuar shumë ndeshje finale me këtë renditje. Nuk i kam dhënë kohën e lojës që meriton si të tjerët, por ai me siguri do të debutojë të enjten. Për të tjerat do të më duhet të bëj disa vlerësime”.
Megjithatë, gjatë intervistës me Dazn, Inzaghi hodhi disa shigjetime pas humbjes kundër Bayer Leverkusen: “Gjëja për të cilën jam më krenar është ajo që lojtarët vendosin në fushë. Ata bënë një përpjekje të çmendur, duke luajtur me këtë ritëm që duhet ta vendosin gjithmonë në fushë dhe gjithmonë ma tregojnë mua. A
ta të gjithë meritojnë të luajnë, unë duhet të bëj zgjedhje, por kishte shumë njerëz që mezi prisnin të pengoheshim. Shumë u tha pas Leverkusenit, por për fat të mirë kam disa djem që pedalojnë mire ne fushe”.