Pas dy viteve e gjysmë te Roma, duket se Paulo Dybala ka vendosur të largohet nga verdhekuqtë. Më shumë se sa vendim i tij, është shkak-pasojë e faktit që klubi italian po i rinovon kontratën.
Sipas kontratës aktuale, nëse argjentinasi luan edhe 8 ndeshje me Romën, plotëson 50%-shin e paraqitjeve sezonale me fanellën e kryeqytetasve dhe kontrata i rinovohet automatikisht me pagë 8 mln euro në vit.
Roma e vlerëson si lojtar, por paga i duket tepër e lartë dhe po mendon shitjen e tij. Klubi i interesuar për sulmuesin është Galatasaray.
Turqit i kanë ofruar kontratë 2-vjeçare me pagë prej 10 milionë euro në vit. Roma do të ishte e gatshme ta largonte edhe me parametra zero.