Marcus Rashford ka hapur dyert për largimin nga Man United për herë të parë ne karrieren e tij duke qene se ai ka “lindur” dhe eshte rritur te ky klub! “Për mua, personalisht, mendoj se jam gati për nje provete re dhe për hapat e ardhshëm”, tha Rashford’s për Henry Winter.
“Kur të largohem nuk do të ketë ‘ndjenja të vështira’. Nuk do të keni asnjë koment negativ nga unë për Manchester United. Ky jam unë si person. Kur të largohem do të bëj një deklaratë dhe do të jetë nga unë. Nga zemra do të jem gjithmonë një i kuq, 100% i sigurt”.
“Është dëshpëruese të lihesh jashtë Derbit… por ndodhi, ne e fituam ndeshjen dhe kështu le të vazhdojmë. Është zhgënjyese, por unë jam gjithashtu dikush që jam rritur që mund të përballoj pengesat”.
“Çfarë do të bëj? Ose te ulem dhe te qaj për këtë vendim… ose bëj më të mirën herën tjetër që të jem në dispozicion”, shtoi Marcus.