Tifozi i United sulmon Bernardo Silva-n për 115 akuzat ndaj City-t

23 Maj 2024
16:00
Denis Hakanaj
back button

Bernardo Silva është përballur me një tifoz të Manchester United në një video që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Portugezi ndihmoi Manchester Cityn të fitojë titullin e katërt rekord radhazi në Premier League të dielën pas fitores 3-1 ndaj West Hamit në Etihad Stadium.

Silva u afrua nga një tifoz i United ndërsa ishte në një dyqan kafshësh duke blerë gjërat e nevojshme për qenin e tij John.

Tifozi e pyeti ish-yllin e Monavo-s” “Bernardo, si ndihesh të kesh 115 akuza?”.

Silva, i cili ishte në telefonin e tij në atë kohë, nuk i dha përgjigje tifozit, por u duk sikur buzëqeshi.

Silva dhe City do të përballen të shtunën me United në Wembley në finalen e FA Cup për të dytin sezon radhazi.

Një seancë dëgjimore për 115 akuzat e pretenduara me të cilat përballet City nga Premier League pritet të zhvillohet më vonë këtë vit, me kampionët jashtëzakonisht të sigurt se do ta fitojnë çështjen.

Tetë herë kampionët e Premier League akuzohen për shkelje të rregullave ndërmjet periudhës nëntëvjeçare midis 2009 dhe 2018.

Nëse shpallet fajtor, City mund të goditet me një zbritje pikësh – pas dënimeve të dhëna për Everton dhe Nottingham Forest.

Megjithatë, një raport i ri nga The Times pretendon se Pep Guardiola është siguruar nga drejtuesit e Cityt se klubi do të shfajësohet nga të gjitha akuzat.

Khaldoon Al-Mubarak, Ferran Soriano dhe Txiki Begiristain besohet se kanë komunikuar me Guardiola-n, kontrata e të cilit është deri në vitin 2025.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit