Klopp i përlotur, letra emocionuese e tifozes së Liverpool-it e mallëngjen (Video)

23 Maj 2024
18:00
Denis Hakanaj
back button

Video rrëqethëse në rrjetet sociale e publikuar nga Liverpool. Klubi anglez i dërgoi Jurgen Klopp disa letra nga tifozët e Reds, të cilët e përshëndetën dhe e falënderuan për kohën e kaluar në Anfield dhe i treguan histori prekëse.

Trajneri gjerman, i cili ka thënë lamtumirë në mënyrën e tij pas ndeshjes së fundit të kampionatit, ka lexuar letrat dhe nuk i ka përmbajtur lotët.

Liverpool ka publikuar një letër të një tifozeje që ka përshkruar  vështirësitë e kaluara muajt e fundit.

Klopp e ka lexuar vetë dhe ka shpërthyer në lot:

“Që nga dhjetori kam munguar, jeta ime u përmbys kur u gjenda në terapi intensive, mendova se nuk do ta shihja më kurrë shtëpinë time dhe familjen time.

“Kisha shumë frikë se nuk do ia dilja. Gjashtë muaj më vonë mund të them se jam në shtëpi, rehabilitimi ka filluar dhe mund të kthehem në Anfield.

“Kjo nuk është një histori e trishtë, por një mesazh i rëndësishëm për të thënë se futbollit është një pjesë e vogël e jetës. Një pjesë e trashëgimisë që do të lësh ti është më shumë se futboll.

“Ti na mësove të gjithëve ne kuptimin e besimit, se nëse lufton fort mund t’ia dalësh edhe në kohët më të vështira, më të pamundura.

“Kjo është ajo që më ke dhënë mua, Jurgen, dhe mijëra të tjerëve, dëshirën për të luftuar dhe fituar. Me njerëz të mirë krah vetes, ne mund të fitojmë gjithmonë.

“Në fund të stuhisë ka një qiell të artë. Faleminderit më shumë se çdo ta kuptosh ndonjëherë. Molly Gardner”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit