Laçi e ka mbyllur vitin 2024 në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi ka mposhtur rivalët direkt për mbijetesë të Tiranës dhe është larguar nga zona e ftohtë e klasifikimit.
Bardheblutë kanë dominuar në pjesën e parë të sfidës, duke zhvilluar një lojë më të mirë dhe duke gjetur edhe golin me anë të Ndrecës.
Por në startin e pjesës së dytë, kurbinasit i goditën dy herë shpejt me Melon, e më pas ishte Traore ai i cili vulosi shifrat 3-1 të cilat nuk ndryshuan deri në fundin e sfidës.
Kësisoj, Laçi e sheh përsëri veten jashtë zonës së ftohtë të klasifikimit, teksa mban tani vendin e 7, ndërsa Tirana ka rënë përkohësisht në vendin e 8 dhe mund të thuhet me plot gojë se është tashmë e përfshirë në luftën për mbijetesë.
Standings provided by Sofascore