Festë e ekzagjeruar për Manchester City pas fitores së titullit, lojtarët të dehur në një lokal nate

24 Maj 2024
8:49
Telesport
back button

Skuadra e Manchester City fitoi për të katërt vit me radhë titullin kampion në Premier League, një rekord ky për këtë kampionat. Pas festës në fushë, lojtarët kanë bërë një festë edhe jashtë stadiumit.

Sipas mediave britanike, lojtarët e trajnerit Pep Guardiola festuan titullin në një ambient të njohur dhe disa prej tyre ishin në gjendje disi të diskutueshme pasi përfundoi festa. Madje shumë prej tyre dukeshin të dehur.

Ndër emrat më të kritikuar ishte ai i Jack Grealish, të cilin do ta mbani mend edhe më parë për paraqitjet e tij jashtë fushës vjet, pas fitores së Champions League. Por edhe Erling Haaland, Kevin De Bruyne dhe Rodri kanë qenë në festë.

Sipas mediave, portieri i tretë Scott Carson, u përjashtua nga festa për një debat me një pjesëmarrës tjetër. Të tjerët u larguan nga klubi i natës në orën 5 të mëngjesit, dukshëm i dehur, me Haaland që përpiqej të mbante sytë hapur.

Fotoja e Edersonit me një shishe shampanjë që kushtonte  1000 euro është bërë gjithashtu ikonë. Mediat raportojnë se De Bruyne u rrëzua teksa po hypte në taksi, ndërsa disa të tjerë shkuan në klube të tjera.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit