Arteta në ankth për gjendjen e Saka, sulmuesi largohet nga stadiumi me paterica

23 Dhjetor 2024
10:05
Telesport
back button

Arsenal fitoi 5-1 ndaj Crystal Palace në Premier League, por “topçinjtë” morën edhe një lajm të keq. Sulmuesi Bukayo Saka u dëmtua dhe doli nga fusha pas 24 minutash lojë, duke lënë në dilemë rikthimin e tij në fushë.

Saka pësoi një dëmtim të kofshës gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes, 23-vjeçari anglez u pa duke u larguar nga stadiumi “Selhurst Park” me paterica. Lajmin e konfirmoi BBC.

Për gjendjen e lojtarit foli edhe trajneri Mikel Arteta, që sqaroi: “Ai ndjeu diçka në kërthizën e tij dhe nuk mundi të vazhdonte të luante. Gjendja e tij do të vlerësohet. Jam shumë i shqetësuar për të”.

Më tej ai foli edhe për kohën e rikuperimit të sulmuesit: “Është e vështirë të thuhet. E vlerësuan pas ndeshjes, por është shumë e vështirë për të thënë se sa serioz është dëmtimi”.

Të humbasësh dy lojtarë në 24 orë nuk është gjë e mirë. Fatkeqësisht, me sasinë e lojërave që po luajmë dhe me këtë calendar kaq të ngjedhue kjo gjë nuk më habit. Por skuadra do të reagojë në këtë moment”, shtoi Arteta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit