Inter do të luajë sot në mbrëmje ndaj Como në kampionat, një ndeshje disi e ndërlikuar për zikaltërit. Ata duhet të reagojnë pas fitoreve të Atalanta e Napoli, ndërkohë që trajneri Simone Inzaghi ballafaqohet me një problem të madh në mbrojtje.
Acerbi, Pavard, De Vrij dhe Darmian janë të katërt të padisponueshëm për këtë ndeshje. Stafi mjekësor ka ende edhe disa orë kohë për të rikuperuar De Vrij e Darmian, me shpresën që të paktën të jenë në stol. Ose ndoshta mund të bëjnë një sakrificë.
Acerbi ka një problem muskulor pas dëmtimit të pësuar ndaj Veronës, që ende nuk është zgjidhur plotësisht. Për rikthimin e tij në fushë duhen rreth dhjetë ditë. Pra, ai synon të jetë në fushë në Superkupën e Italisë, që zhvillohet në Riad, kundër Atalantës më 2 janar.
Për Pavard, që u dëmtua në ndeshjen e Champions League, synohet rikthimit për ndeshjen e Cagliari në fund të këtij viti. Ndërsa De Vrij dhe Darmian kanë punuar veçmas dhe shpresojnë të jenë në dispozicion për ndeshje ndaj Como, ose të pakën të jenë në stol.