Vlahovic i tërbuar në pankinë, pas zëvendësimit. Kundër kujt shfry kështu sulmuesi serb?!

23 Dhjetor 2024
12:36
Alfred Lleshi
back button

Dusan Vlahovic, i zëvendësuar nga Thiago Motta në minutën e 85-të të ndeshjes mes Monza dhe Juventus, pati një reagim të furishëm. Pas thirrjes për t’u zëvendësuar nga Mbangula, sulmuesi serb u ul në pankinë dhe, dukshëm i nervozuar, hodhi palestrinat në tokë.

Natyrshëm lind pyetja: Cili ishte shkaku i zemërimit të Vlahovic? A ishte i pakënaqur me performancën e tij në fushë, apo ishte i irrituar me trajnerin që e zëvendësoi?

Sipas përshkrimit të “Sky”, sulmuesi i Juventusit ishte kaq shumë i nervozuar sepse, para zëvendësimit, ai mendonte se kishte pasur një faull ndaj tij në zonën e penalltisë, për të cilin gjyqtari Massa nuk ndërhyri.

Kuptohet, edhe zëvendësimi nuk duhet t’i ketë pëlqyer, edhe pse kishin mbetur vetëm 5 minuta lojë nga fundi i kohës së rregullt të ndeshjes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit