“Rrezikoi një vit jashtë.” Kur do të kthehet Saka? Arsenali shpreson sidomos te një datë me rreth të kuq…

24 Dhjetor 2024
1:35
Telesport
back button

Një goditje e madhe për Arsenalin. Pak ditë më parë, gjatë ndeshjes kundër Crystal Palace (fitore 1-5), Bukayo Saka dëmtoi kofshën e tij dhe ia la vendin Leandro Trossard qe shkoi ne te majte dhe Martinelli ne te djathte. Ndalimi i anglezit nuk do eshte një çështje e parëndësishme: duke folur në një konferencë për shtyp  Mikel Arteta dha të fundit për kushtet e anglezit:

“Ky nuk është një lajm i mirë. Ai do të jetë jashtë për disa javë. Është një goditje e rëndë, por për ne do të jetë një ushtrim i mrekullueshëm për të kapërcyer një sfidë të re”. Problem ne tendinë për Saka, i cili për këtë arsye do të humbasë Boxing Day por edhe disa ndeshje të tjera të rëndësishme, si ato kundër Manchester United ose Aston Villa. “Mund të ishte më keq, mund të ishte një dëmtim që do ta mbante jashtë për një vit”, ka saktësuar më pas trajneri.

Kur do të kthehet? 23-vjeçari anglez mund të jetë sërish i disponueshëm në shkurt: në datën 2 është ndeshja në Emirates kundër Manchester Cityt dhe trajneri spanjoll padyshim do të bëjë gjithçka për ta vënë atë në fushë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit