Sfida mes golashenuesve te Europes po hyn në fazën vendimtare. Në gjysmën e parë të sezonit 2024/25, në krye të renditjes për Këpucën e Artë ndodhet Robert Lewandowski, i cili udhëheq pavarësisht gabimeve të shumta të Barcelonës në ndeshjet e fundit të kampionatit.
Pas polakut është Mohamed Salah, protagonist në ecurinë e shkëlqyer të Liverpool-it nën drejtimin e Arne Slot-it në Premier League: egjiptiani ka kaluar Harry Kane-in, i cili është i dëmtuar dhe ka mbetur në kuotën e 28 golave për disa javë.
Në vend të katërt gjendet Victor Gyokeres, përpara Omar Marmoush-it dhe Erling Haaland-it. Për suedezin, autor i 18 golave deri tani, koeficienti është më i ulët në krahasim me atë që ofrohet në pesë kampionatet më të mëdha europiane.
Mateo Retegui, golashënuesi më i mirë në Serinë A me 12 gola, ndodhet menjëherë pas tyre, duke lënë pas lojtarë si Kylian Mbappé, Cole Palmer, Jonathan David dhe Raphinha. Kjo është renditja duke marrë parasysh vetëm lojtarët kryesorë që përfitojnë nga një koeficient më i lartë se 1.
Renditja aktuale e Këpucës së Artë
Robert Lewandowski (Barcelona) – 32 pikë
Mohamed Salah (Liverpool) – 30 pikë
Harry Kane (Bayern Munich) – 28 pikë
Victor Gyokeres (Sporting) – 27 pikë (koeficient 1.5)
Erling Haaland (Manchester City) – 26 pikë
Omar Marmoush (Eintracht Frankfurt) – 26 pikë
Mateo Retegui (Atalanta) – 24 pikë