Me asistin nga goditja e këndit për golin e Carlos Augusto, turku Hakan Calhanoglu arrin, sipas të dhënave të Opta, mbi 150 kontribute (76 gola dhe 74 asistime) që nga debutimi i tij në Bundesliga, në sezonin 2013-2014.
Në të njëjtën periudhë kohore, vetëm katër mesfushorë kanë bërë më mirë se ai në 5 kampionatet e mëdha europiane. Ata janë veçanërisht Kevin De Bruyne (223), Marco Reus (172), Ángel Di Maria (170) dhe Dimitri Payet (162).
150 – Hakan #Çalhanoglu ha partecipato a 150 gol nei Big-5 tornei europei (76G+74A); dall'esordio in Bundesliga (2013/14) solo 4 centrocampisti hanno preso parte a 150+ gol: Kevin De Bruyne (223), Marco Reus (172), Ángel Di Maria (170), Dimitri Payet (162). Traguardo.#InterComo pic.twitter.com/fs9Q5hvx1t
— OptaPaolo (@OptaPaolo) December 23, 2024
Viti 2024 ishte fantastik për Hakan Çalhanoğlu, i cili u shqua si një nga liderët e padiskutueshëm të Interit dhe një nga mesfushorët më të mirë në futbollin europian. Performancat e tij ishin konstante dhe vendimtare, duke e bërë një lojtar kyç për skuadrën e Simone Inzaghit.
Në vitin 2024, ai vazhdoi të japë asistime të rëndësishme dhe shënojë gola spektakolarë, duke ndihmuar Interin në garat e brendshme dhe ato europiane. Me zhvendosjen e tij në një rol më të thellë në mesfushë, Çalhanoğlu tregoi aftësi të shkëlqyera në ndërtimin e lojës, shpërndarjen e topave dhe menaxhimin e ritmit të ndeshjeve. Ai u bë një dirigjent i vërtetë i skuadrës, duke dhënë siguri e sjellë kreativitet në mesfushë.
Stabiliteti dhe rendimenti konstant e nxorën më në pah turkun. Ai ishte i pandalshëm, duke luajtur një rol të rëndësishëm në suksesin e Interit në Serie A, Kupën e Italisë dhe kompeticionet ndërkombëtare. Pavarësisht rotacioneve të shumta në skuadër, Çalhanoğlu mbeti një titullar i padiskutueshëm.