“Nëse Wirtz nuk rinovon ka pak shanse të qëndrojë këtu, nuk ka shumë klube si Leverkusen”

25 Dhjetor 2024
9:00
Telesport
back button

Fernando Carro, CEO i Bayer Leverkusen, foli për mediat gjermane në lidhje me të ardhmen e Florian Wirtz. Prej kohësh përflitet për një rinovim të kontratës së tij, por ende nuk ka asgjë të re. 

Florian ka një kontratë me ne deri në vitin 2027. Ne do të donim që ai të qëndronte në Leverkusen të paktën deri në Kupën e Botës 2026, gjë që e bën të arsyeshme vazhdimin e kontratës së tij”, tha Carro.

Ai pronon se ofertat e bëjnë të vështirë qëndrimin: “Ne flasim me të dhe familjen e tij në mënyrë shumë konfidenciale. Qëndrimi pa rinovim do të jetë i vështirë, duhet të jem i sinqertë”.

Rinovimi nuk është i pamundur. Pyetja është se çfarë do të donte Florian ëirtz nëse do të donte të ndryshonte. Unë guxoj të them se nuk ka shumë klube më të mira se Bayer Leverkusen për të pasur një shans për të fituar tituj”, tha Carro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit