Erling Haaland vazhdon të luftojë për gola, pasi forma e dobët e Manchester Cityt ka ndikuar edhe tek golat e tij. Sulmuesi i Manchester Cityt nuk arriti të gjente rrjetën në ndeshjen kundër Evertonit në javen e 18-te te Premier.
Norvegjezi humbi një penallti në minutën e 53-të, në barazimin 1-1. Në 7 ndeshjet e fundit, Haaland ka shënuar vetëm një gol – ndaj Crystal Palace (2-2) në javen e 15-të.
Sulmuesi ka 13 gola dhe një asistim deri më tani këtë sezon, por është larg formës që e kishte në edicion e kaluar. Duket se edhe Manchester City është jashtë garës për titull këtë edicion.