“Juventusi i Motta është i vonuar. Shumë pikëpyetje, edhe për lojtarët individualë”

31 Dhjetor 2024
8:16
Alfred Lleshi
back button

“Fitorja është e vetmja gjë që Juventusit aktual nuk i shkon mirë”. Ky është titulli i editorialit të drejtorit të “Corriere dello Sport”, Ivan Zazzaroni, publikuar një ditë pas barazimit të 11-të në këtë kampionat të bardhezinjve, herën e fundit ndaj Fiorentinës 2-2 në “Allianz Stadium”.

Më tej, gazetari i njohur vazhdon: “Barazimet janë bërë 11 në 18 ndeshje. 11 janë pikët më pak krahasuar me sezonin e kaluar, në këtë pikë të kampionatit. Juventusit i mungojnë madje 9 pikë për të arritur në nivelin e titullit kampion, me Atalantën dhe Napolin, që janë ngjitur në kuotën e 41 pikëve, por ato mund të bëhen 11 nëse Interi arrin të mposhtë Fiorentinën në ndeshjen e prapambetur.

Juventusi i Thiago Motta nuk humbet ndeshje në kampionat, por ka një vështirësi të jashtëzakonshme për t’i fituar ato. Ka arritur të fitojë vetëm 7 herë (kundër Como, Verona, Genoa, Lazio me një lojtar më pak, Udinese, Torino dhe Monza). Që prej disa javësh ka humbur edhe epërsinë si skuadra me më pak gola të pësuar në Serie A, ndaj Napolit të Contes.

Projekti Motta është dukshëm i vonuar në krahasim me planet. Janë ende shumë pak gjërat e sigurta dhe tepër të shumta pikëpyetjet si nga aspekti teknik, ashtu edhe ai fizik. Për më tepër, ka lojtarë në vështirësi të madhe, mendoj këtu për Vlahovic, por edhe Yildiz e Nico Gonzalez. Douglas Luiz nuk mundem as ta konsideroj…”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit