Maresca: Humbje të tilla tregojnë se jemi larg konkurrencës me më të mirët e Anglisë

31 Dhjetor 2024
10:15
Telesport
back button

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, ka pranuar se skuadra e tij është ende larg ekipeve më të mira në Premier League. Italiani nuk mendon se “blutë” e Londrës janë konkurrentë për titull këtë sezon, çka e konfirmoi humbja 0-2 ndaj Ipswich një ditë më parë.

Megjithatë, humbja tani e mban Chelsea në vendin e katërt dhe në zonën e Champions League, por fitorja ka munguar në tri takimet fundit. “Asnjë prej nesh nuk e priste që ne të ishim këtu ku jemi tani”, tha Maresca.

Kjo do të thotë dhe tregon se ne jemi në drejtimin e duhur. Por, këto rezultate jo fort të mira të arritura së fundi tregojnë gjithashtu se jemi larg konkurrencës dhe konsistencës për të qenë atje në krye, me skuadrat më të mira në Angli”, shtoi italiani.

Mendoj se duhet të jemi të kënaqur aty ku jemi, por, në të njëjtën kohë, duhet të dimë se duhet të bëjmë shumë gjëra më mirë. Ndoshta arrijmë në fund të muajit pak të lodhur dhe kjo ka ndikuar në rezultate”, tha Maresca.

Duke bërë një rezume të mbylljes së pjesës së parë të kampionatit, ai tha: “Kemi përfunduar pjesën e parë të sezonit, do të fillojmë pjesën e dytë. Jemi të kënaqur me vendin ku jemi, por e dimë se mundemi. bëj shumë gjëra më mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit