Alonso drejt vendimit të bujshëm, ja dy arsyet që mund ta mbajnë larg Real-it

31 Dhjetor 2024
15:56
Telesport
back button

“Ne nisemi nga supozimi që do të qëndrojë. Nuk ka sinjale të tjera. Kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë me të, familjen dhe këshilltarët e tij.

“Edhe kontrata e tij do të zgjasë edhe një vit e gjysmë. Si zakonisht, është përfshirë në të gjitha planet e klubit, edhe përtej këtij sezoni”.

Me këto fjalë administratori i deleguar i Bayer Leverkusen, Fernando Carro, ka provuar të largojë zërat e merkatos që e japin për të sigurt lamtumirën e Xabi Alonso në fund të sezonit.

Prej muajsh, spanjolli jepet si trajneri i ardhshëm i Real Madrid. Megjithatë, duhen marrë parasysh dy aspekte: nga njëra anë, siç ka vënë në dukje kanali gjerman Sport 1, marrëdhënia e mirë mes klubit dhe Alonso-s, që është në kontakt të vazhdueshëm me menaxherin e tij, Inaki Ibanez.

Nga ana tjetër, familja e Alonso-s që ndihet shumë mirë aty ku është. Jetojnë në Dusseldorf dhe tre fëmijët e tij shkojnë në shkollë atje.

Djali Jontxu luan te skuadra U17 e TSV Meerbusch, me babanë e tij që e ndjek buzë fushës për 80 minuta.

Ndër të tjera, Alonso ka planifikuar gjithmonë me urtësi karrierën e tij si trajner. Domethënë, largimi nga Leverkusen nuk është një zgjedhje e lehtë për t’u marrë: nuk ka arsye urgjente.

Dhe Leverkusen i ofron një perspektivë që shumë pak skuadra në botë mund t’i ofrojnë: mund të zhvillojë stilin e tij të lojës pa pengesa ose presione të mëdha.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit