“Njerëzit e krahasojnë me performancat e tij të para 10 viteve dhe kjo i sjell probleme psikologjike”. Kështu u shpreh së fundmi Philipp Lahm për Manuel Neuer.
Portieri gjerman këtë sezon nuk ka shkëlqyer te Bayern, por Bild raporton se veterani do të rinovojë me bavarezët edhe për një sezon tjetër.
Ai është në fund të karrierës dhe me siguri kjo do të jetë kontrata e tij e fundit në Europë. Nuk dihet ende nëse ka plane për të provuar një aventurë në USA apo Arabinë Saudite.
Bayern ka një plan shtesë për portën. Klubi bavarez po planifikon të ndërhyjë për të transferuar një portier tjetër, ose do të rikthejë Alexander Nübel me objektiv për t’i dhënë shansin të jetë titullar.
Me pak fjalë, në sezonin e ri Neuer nuk do të ketë një vend të sigurt si titullar, por do të përdoret si partner i portierit tjetër të bavarezëve, ndoshta edhe për ta mësuar me përvojën që ka.







