Lautaro Martinez zemëron Inter-in: tani mund të ndodhë gjithçka

25 Maj 2024
14:42
Denis Hakanaj
back button

Rinovimi i Lautaro Martinez me Inter-in dukej thjesht një formalitet, por në muajt e fundit situata duket se është komplikuar.

Menaxheri i lojtarit, Camano, vazhdon të konfirmojë se po negocion vetëm me Inter-in, duke theksuar dëshirën e klientit të tij për të vazhduar me zikaltrit, por rinovimi nuk po zhbllokohet.

Përfaqësuesi i Lautaro Martinez kërkon një rrogë më të lartë se 10 milionë euro për t’u bërë kështu lojtari më i paguar i Serisë A.

Një rrogë në linjë me sulmuesit më të mirë në botë dhe jo më të ulët se 12 milionë euro në sezon, që Vlahovic do ta përfitojë tek Juventus-i sezonin e ardhshëm.

Duket se është krijuar pak tension mes palëve për një firmë që nuk po vjen.

Javën e ardhshme, menaxheri i Lautaro-s dhe Inter-i do të kenë një takim tjetër dhe nuk dihet nëse do të jetë vendimtar apo jo, por do të lërë të kuptohet shumë në lidhje me të ardhmen e argjentinasit, kontrata aktuale e të cilit skadon në 2026-ën.

Nëse marrëveshja nuk do të arrihet shpejt, atëherë mund të hapen skenarë të papritur dhe të bujshëm në lidhje me aventurën e “Demit” në Milano.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit