Mkhitaryan zbulon sekretin e Inter-it dhe objektivin e madh: “Vitin tjetër dua që…”

25 Maj 2024
15:49
Denis Hakanaj
back button

Henrikh Mkhitaryan ishte një nga protagonistët e mëdhenj të ecurisë së shkëlqyer të Interit drejt titullit dhe, gjatë një interviste të dhënë për La Stampa, ai u kthye të flasë për sezonin, por edhe dhe objektivat për sezonin e ardhshëm.

“Sekreti ynë? Ne ishim të gjithë bashkë: ne dhe tifozët. Mbështetja e publikut ishte e çmendur, – rrëfeu mesfushori armen, – do të doja të luaja në një tjetër finale të Champions League dhe ta fitoja atë.

“Ne nuk e meritonim humbjen kundër Manchester Cityt. Disa ndeshje në jetë ndodhin një ose dy herë. Ne folëm shumë për të kuptuar se çfarë mund të bënim më mirë. Kjo na bëri më të fortë”.

Mkhitaryan foli edhe për marrëdhënien e tij me Simone Inzaghin. “Na stimulon shumë. Para çdo seance stërvitore na tregon për ndeshjet që ka parë një ditë më parë: ka gjithmonë ndonjë episod për të analizuar. Ai jeton për futbollin: i njeh të gjithë lojtarët në kampionatet europiane.

“Ai përmend emra që nuk i kemi dëgjuar kurrë. Ne bëmë shaka me një pankartë të shfaqur gjatë festës në rrugët e Milanos: ‘Mkhitaryan plus dhjetë’. Është një kënaqësi e madhe të luash gjithmonë. Në këtë moshë nuk është e lehtë”.

Në lidhje me mirëkuptimin me shokët e repartit Calhanoglu dhe Barella. “Ne jemi kudo, gjithmonë bashkë: përpara, prapa, gola, asiste, mbrojtje. Njëri kompenson defektet e tjetrit”.

Një nga sekretet e tij është loja e shahut. “Kjo të mëson të mendosh përpara, siç duhet të bësh në fushë. Unë e kam aplikuar veten seriozisht që kur isha 20 vjeç dhe jam përmirësuar si futbollist”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit