Shtypi gjerman ka vënë në pah Kevin Trappin teksa po përjeton një nga periudhat më të këqija të karrierës së tij.
Dhe dështimi për t’u grumbulluar nga trajneri Julian Nagelsmann me Gjermaninë përpara Euro 2024 e ka vështirësuar situatën e portierit.
Faji për këtë rënie të rendimentit do të ishte i partneres së tij, top modeles Izabel Goulart. Në çfarë kuptimi? Spekulimet rreth shpeshtësisë së marrëdhënieve të tyre, shpërqendrimit emocional dhe pasojave për performancën sportive janë groteske.
Në thelb, detyra/kënaqësia martesore do të ishte një burim shpërqendrimi i tepruar për portierin që është pak konfuz.
Në Gjermani, mediat e portretizojnë situatën si një “burim shqetësimi” nga ana e Eintracht, aq sa e shtynë klubin të vlerësojë me kujdes evolucionin dhe progresin e portierit tjetër Kaua Santos, 21-vjeçarit brazilian, të nënshkruar verën e kaluar nga Flamengo në pikën e përmbysjes së hierarkive brenda skuadrës.
Megjithatë, dy vite më parë, vetë Trapp ishte një nga protagonistët e skuadrës që triumfoi në Europa League. Çfarë ka ndryshuar që atëherë?
Ai do të kishte humbur shkëlqimin, përqendrimin, motivimin dhe, në të njëjtën kohë, shkëlqimin fizik, jo sepse në karrierën e një lojtari ka vite që thjesht gjërat shkojnë keq. Por sepse ai ishte tepër i hutuar nga gjysma e tij më e mirë me të cilën është në një lidhje që nga viti 2018.
Si është i mundur një zë i tillë? Në fillim të marrëdhënies së tyre, kur Trapp ishte në radhët e Paris Saint-Germain, zbulimet e Goulart për jetën e tyre seksuale përdoren sot në mënyrë instrumentale për të shpjeguar rënien e performancës së lojtarit.
Gruaja shpjegoi se kishte një rregull të rreptë mes saj dhe partnerit: “Kevin dhe unë bëjmë dashuri katër, pesë herë në javë. Por nëse ai luan dhe humb një ndeshje të rëndësishme, unë mund ta bëj veten të bukur, por nuk do të ketë asgjë”.
Për shkak të një fraze të tillë, sot vështirësitë e Trapp shpjegohen me këtë detaj shumë seksist: nëse paraqitjet e tij në fushë janë zhgënjyese, kjo është sepse ai ka diçka tjetër në mendje dhe ka humbur pak qëndrimin e tij në lidhje me prioritetet e tij si futbollist.
Dhe për këtë arsye ai tashmë rrezikon vendin e tij tek Eintracht pasi ka humbu vendin në ekipin kombëtar.