Drejtuesi i Eintracht Frankfurt Markus Krosche mbetet me shpresë për të mbajtur Omar Marmoush.
Sulmuesi egjiptian është objektivi i janarit për Manchester Cityn, ndonëse të shtunën realizoi golin e fitores ndaj St Paulit.
Dhe Krosche mbetet me shpresë për të mbajtur lojtarin këtë muaj.
Ai tha: “Pres që Omar të luajë kundër Freiburgut gjithashtu të martën.
“Nuk mund ta them këtë me 100 për qind siguri (që nuk ishte ndeshja e fundit e Marmushit). Por qëllimi është të vazhdojmë së bashku, nëse nuk ndodh diçka e jashtëzakonshme.
“Deri më tani nuk kam parë ndonjë gjë të jashtëzakonshme”.







