Christoph Freund, drejtori sportiv i Bayern Munich, foli në një konferencë për shtyp mbi disa tema të merkatos, duke përfshirë mundësinë e përfshirjes së një klauzole në kontratën e re të Jamal Musiala:
“Jemi në bisedime pozitive me të dhe përfaqësuesit e tij. Të gjithë e dinë që duam ta zgjasim marrëveshjen e tij dhe ta bëjmë pjesë të rëndësishme të së ardhmes së klubit. Nuk do të flas për detajet kontraktuale këtu”.
Çfarë mund të thoni për Tel?
Është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Jemi në kontakte të shkëlqyera, sepse është një talent i madh dhe duhet të luajë një rol të rëndësishëm për ne. Kemi zhvilluar shumë diskutime. Qëllimi ynë i qartë është që Mathys ta bëjë hapin e madh te Bayerni. Jemi shumë të kënaqur me skuadrën tonë, si për nga cilësia, ashtu edhe nga sasia. Sigurisht, nëse një lojtar nuk është i kënaqur, mund të bisedojmë. Plani ynë i qartë me Mathys është që të zhvillohet këtu. Për aq kohë sa ky është plani, nuk ka arsye për të menduar për afrimin e një sulmuesi tjetër në janar, sepse skuadra është shumë mirë e pajisur për nga cilësia dhe sasia.
A është Bischof një lojtar që ju tërheq?
Është një lojtar i ri gjerman që po zhvillohet mirë. Sigurisht, e njohim, por për momentin nuk është një temë e rëndësishme. Të mërkurën do të luajë kundër nesh, duam të largohemi nga fusha si fitimtarë, kjo është gjëja më e rëndësishme. Për momentin ka shumë spekulime. Për ne, më e rëndësishme është të fitojmë ndeshjet në javët e ardhshme. Po flasim në prapaskenë, por fokusi ynë është te ndeshjet. Aktualisht, skuadra ka një energji shumë të mirë. Është e rëndësishme të ruajmë qetësinë që kemi krijuar.
A do të rikthehet Ibrahimovic te Bayerni?
Kemi pasur shumë biseda me Arijon. Ai është zhvilluar shumë mirë në stërvitje javët e fundit. Tani është paraqitur kjo mundësi; trajneri i Lazios e kërkoi me të vërtetë. Krijuam një situatë të mirë dhe shpresojmë që ai të ketë minuta të shumta te Lazio. Jemi të bindur që është një huazim i mirë. Do ta ndjekim nga afër dhe jam i emocionuar të shoh se si do të zhvillohet.







