Dortmund lodhet me Nuri Sahin, trajneri i ri do jetë një emër i njohur

15 Janar 2025
16:55
Telesport
back button

Humbja e djeshme e Dortmund me shifrat 4-2 ndaj Holstein Kiel duket se do të jetë ndeshja e fundit e Nuri Sahin në krye të stolit të “verdhezinjve”. Drejtuesit e klubit verdhezi nuk kanë më besim te trajneri turk Nuri Sahin dhe shkarkimi i tij është i sigurt duke parë rezultatet zhgënjyese të këtij sezoni.

Borussia Dortmund renditet në vendin e nëntë me 25 pikë pas 17 javëve, shumë larg kreut dhe do e ketë të vështirë të zërë një vend për Champions League për sezonin e ri. Ndërkohë, në garën për Champions League për këtë sezon renditet në vendin e nëntë, kur duhen dhe dy ndeshje nga përfundimi i kësaj faze.

Tuttomercatoweb raporton se klubi verdhezi ka piketuar ish-trajnerin e Ajax dhe Manchester United, Erik ten Hag, si kandidatin kryesor për të zëvendësuar Nuri Sahin. Holandezi ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me Matthias Sammer, këshilltarin e Borussia Dortmund, gjë që mund të përshpejtojë arritjen e marrëveshjes mes dy palëve.

Për Ten Hag ky do të ishte një rikthim në Gjermani, pasi më parë ka qenë trajner i rezervave te Bayern dhe ndihmësi i Pep Guardiolës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit