Inter, dëgjoje mirë Klinsmann: Vlen sa më të fortët e Champions-it, sonte të duhet qetësi

22 Janar 2025
8:52
Alfred Lleshi
back button

Në prag të ndeshjes së Champions League mes Sparta Pragës dhe Interit, Jurgen Klinsmann foli për “Gazzetta dello Sport”: “Nuk është një sfidë e thjeshtë. Mes dy ekipeve ekziston një distancë e dukshme teknike, por Sparta Praga ka 4 pikë. E di që nuk ka shanse për kualifikim, ndaj do të hyjë në fushë me qasje të qetë, ndërsa mund të luajë shumë mbrojtëse. Pres një ndeshje të ngjashme me atë kundër Empolit. Do të duhet i njëjta durim dhe qetësi”.

Si e vlerësoni momentin e Interit?
Unë besoj se zikaltrit janë brenda një sezoni shumë interesant. Shoh se kanë dëshirë të bëjnë mirë në çdo kompeticion. Që nga fillimi i sezonit e kishin përcaktuar këtë objektiv dhe tani janë në garë kudo. Duke menduar kështu, zhvillon një mënyrë të të menduarit që të fokuson vërtet vetëm te ndeshja e radhës. Nuk është një shprehje klishe, por sekreti i ekipeve të mëdha. Inzaghi ka arritur ta përcjellë këtë mendësi. Në Champions, kjo gjë vlen edhe më shumë.

Lautaro ka pasur disa vështirësi, a ju ka befasuar Thuram?
Edhe Lautaro ka të drejtën të marrë një pushim. Duhet t’i japësh kohë. Kur ndalesh dhe sheh tri vitet e fundit të tij, thua: është diçka e pabesueshme. Është normale që ai të ketë një periudhë pushimi. Tani po rikthehet Lautaro që njohim, e pashë të qetë dhe me mendjen e kthjellët. Thuram më ka befasuar me evolucionin e tij. Inzaghi kuptoi se ai mund të bëhej një ‘9’ i madh dhe Thuram po e shpërblen.

A tremb Interi në Europë?
Po, Interi vlen sa më të fortët e Champions-it, ka gjithçka që i duhet për të besuar se mund të arrijë sërish në finale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit