Interi, një pikë larg kualifikimit direkt në 1/8 finale, Inzaghi krenohet me “top 4” e Europës

23 Janar 2025
8:15
Alfred Lleshi
back button

Mjafton minimumi, domethënë e nevojshmja për të siguruar fitoren, që Interi të mposhtë Spartën e Pragës, një skuadër modeste, që kishte pësuar plot 18 gola në 6 ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve, me ndeshjen e fundit të luajtur më 15 dhjetor 2024. Në “Stadion Letná”, zikaltrit, këtë herë të veshur me fanella të verdha, triumfuan me rezultatin 1-0, falë golit të Lautaro Martinez.

Mirë, por jo shkëlqyeshëm. Vlerësimet e lojtarëve pasqyrojnë një mbrëmje efikase, por jo spektakolare. Notat më të larta, 6.5, i marrin Sommer, De Vrij dhe Bastoni, që ishin më të mirët pas Lautaros. Nga ana tjetër, Barella duket sikur ka bërë një pushim, ndërsa pjesa tjetër e ekipit nuk arriti të magjepste. Gjithsesi, në të ftohtin e Pragës, një hap i gabuar do të kishte qenë i mundshëm, ndaj kënaqësia për faktin që kjo nuk ndodhi është e madhe në kampin e Interit.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz që luajnë futboll, persona që luajnë futboll dhe teksti

Kampionët e Italisë sigurojnë matematikisht vendin për ndeshjet e “play-off”-it të Ligës së Kampionëve, por ky është vetëm një detaj. Në ndeshjen e fundit kundër Monaco, që do ta luajë në shtëpi, mjafton një barazim për të kaluar në 1/8 finale. Por ka edhe më shumë: me një fitore, Interi, aktualisht i katërti në klasifikimin e përgjithshëm të kompeticionit, do të konfirmonte vendin mes katër skuadrave më të mira të Europës. Përtej prestigjit, kjo do të siguronte edhe një pozicion të favorshëm në “skemën tenistike” të vazhdimit të turneut.

Krenaria e Inzaghit është e dukshme, teksa e sheh finishin shumë pranë: “I komplimentova djemtë. Bëmë një ndeshje shumë të mirë dhe të organizuar, kundër një skuadre fizike. Duhej të ishim shumë të kujdesshëm dhe qëndruam të përqendruar. Kemi bërë një rrugëtim të shkëlqyer, kemi pësuar vetëm një gol, atë nga një goditje këndi, që s’duhej të ndodhte për shkak të një pozicioni jashtë loje të pa sinjalizuar. Përndryshe, gjithçka është e mirë, diferenca e golave është e kënaqshme kundër skuadrave shumë të mëdhaja”.

Mund të jetë një imazh i futboll dhe teksti

Lajme të tjera

Lajmet e fundit