Kristjan Asllani foli për mikrofonat e “InterTV” pas fitores 1-0 të zikaltërve në Champions League, kundër Sparta Pragës: “Bëmë atë që duhej të bënim. Kërkohej shumë përqendrim. Sidomos në pjesën e parë dominuam, ishim të zotë të menaxhonim kundërsulmet e tyre. Ende na mungon diçka, por e dimë sa e rëndësishme është renditja”.
Mesfushori shqiptar po luan me vazhdimësi: “Këto minuta më bëjnë shumë mirë, kam qëndruar gjatë në stol. Jam i lumtur që e vesh këtë fanellë dhe shumë i fokusuar te çdo ndeshje e vetme. E rëndësishme ishte të fitonim sonte, tani mendojmë për Lecce. E dimë sa e vështirë është ajo transfertë”.
Shqiptari mori vlerësime maksimale nga trajneri Inzaghi, pas fitores së mbrëmshme: “Asllani? Po bën gjëra të shkëlqyera, klubi ka shumë besim tek ai. Në rol, përpara tij është Calhanoglu, të cilin të gjithë e njohim. Edhe vetë Calhanoglu ndonjëherë mund të ketë një ndeshje jo të mirë.

Ai po tregon një personalitet të madh. Nuk është e lehtë për askënd të zëvendësojë Calhanoglu, por po e bën mirë, me paraqitje të qëndrueshme. Nuk kam pasur asnjë dyshim për të, ka besimin e të gjithëve dhe jemi të lumtur që e kemi.
Kristjan Asllani është shumë i kritikuar? Jam dakord me këtë konstatim, por ai po bën gjëra të mëdha, po punon shumë mirë dhe është gjithmonë gati. Të gjithëve iu ndodh të bëjnë gabime, i ndodh edhe Calhanoglu, por ai po përpiqet shumë.
Luajti një ndeshje të shkëlqyer kundër Empolit dhe sot do ta kisha lënë në fushë pa problem (u zëvendësua në minutën e 71-të), është gjithmonë i qartë në zgjedhjet e tij. Gjithmonë i përqendruar, ka besimin më të madh nga unë dhe klubi, bazohemi shumë tek Asllani”.







