Të kualifikuarit direkt dhe të tjerët që presin “gongun”, ja të gjitha llogaritë e sfidave të sotme të Champions-it

29 Janar 2025
12:36
Alfred Lleshi
back button

Xhiroja e fundit të fazës së grupit të Champions League 2024-2025, që do të luhet sonte, do të jenë vendimtare për shumë ekipe. Ka nga ato që janë kualifikuar direkt tashmë në 1/8 finale, ka të tjerë që presin ta bëjnë diçka të tillë sonte, ose të mbajnë gjallë shpresat e kualifikimit më tej përmes “play off”-it. Prestigjiozja sportive spanjolle “Marca” ka bërë përmbledhjen e situatës aktuale në këtë kompeticion dhe projeksionet e mundshme:

PSV-Liverpool:

PSV: Është praktikisht i kualifikuar edhe nëse humbet.

Liverpool: Mjafton një pikë për të përfunduar i pari, ose që Barcelona të mos fitojë ndaj Atalantës.

Bayern Munich-Slovan

Bayern Munich: Duhet të shënojë shumë gola për të përfunduar sa më lart nga vendi i 9-të deri tek i 16-ti. Gati e pamundur të jetë mes tetë të parëve.

Slovan: I eliminuar.

Borussia Dortmund-Shakhtar

Borussia Dortmund: Duhet të shënojë shumë gola për të përfunduar sa më lart nga vendi i 9-të deri tek i 16-ti. Gati e pamundur të jetë mes tetë të parëve.

Shakhtar: Ka nevojë për një mrekulli. Duhet të shënojë shumë dhe të përfitojë nga disa rezultate të favorshme.

Bayer Leverkusen-Sparta Praga

Bayer Leverkusen: Duhet të fitojë dhe, mundësisht, të shënojë shumë gola për t’u siguruar mes tetë të parëve, pasi Aston Villa është i nënti me pikë të barabarta dhe vetëm një gol më pak.

Sparta e Praga: E eliminuar.

Girona-Arsenal

Girona: E eliminuar.

Arsenali: Me një pikë futet mes tetë të parëve. Edhe nëse humbet, është gati e pamundur që të mbetet jashtë, pasi duhet ta kalojnë gjashtë skuadra, ndërsa diferenca aktuale është +12.

Barcelona-Atalanta

Barcelona: Nuk mund të bjerë poshtë vendit të pestë nëse humbet. Nëse fiton vetë dhe Liverpool-i humbet në Holandë, e mbyll e para e grupit.

Atalanta: Nëse fiton, përfundon mes tetë të parëve. Nëse humbet, ka shumë gjasa të mbetet jashtë. Në rast barazimi, mbetet jashtë tetëshes, nëse fitojnë dy nga këto tri skuadra: Leverkusen, Aston Villa, Feyenoord ose Lille.

Brest-Real Madrid

Brest: Nëse fiton, mund të përfundojë mes tetë të parëve, por ka nevojë për shumë rezultate të favorshme. Nëse barazon, mbetet aty ku është (vendi i 13-të) ose më poshtë. Nëse humbet, gati me siguri bie nga vendi i 17-të deri në të 24-tin.

Real Madrid: Duhet të fitojë dhe, mundësisht, të shënojë shumë gola për të përfunduar sa më lart nga vendi i 9-të deri tek i 16-ti. Gati e pamundur të jetë mes tetë të parëve.

Manchester City-Club Brugge

Manchester City: Nëse fiton, kualifikohet. Nëse shënon shumë gola, mund të përfundojë deri në vendin e 19-të, por jo më lart. Nëse barazon ose humbet, eliminohet.

Club Brugge: Nëse barazon ose fiton, kualifikohet. Nëse humbet, është shumë e vështirë të mbetet jashtë. Duhet që Benfica, Sporting dhe Dinamo Zagrebi të fitojnë, por gjithashtu Stuttgarti dhe PSG të barazojnë.

Young Boys-Crvena Zvezda

Të dyja të eliminuara.

Lille-Feyenoord

Duel direkt mes vendit të 11-të dhe të 12-të. Fituesi mund të përfundojë mes tetë të parëve, por është shumë e vështirë. Duhet që të mos fitojnë tri nga këto katër skuadra: Atalanta, Leverkusen, Aston Villa dhe Monaco (duke supozuar se fitojnë Atletico Madridi dhe Milani).

Juventus-Benfica

Juventusi: Duhet të fitojë dhe, mundësisht, të shënojë shumë gola për të përfunduar sa më lart nga vendi i 9-të deri tek i 16-ti. Gati e pamundur të jetë mes tetë të parëve.

Benfica: Kualifikohet nëse fiton. Edhe nëse barazon, është gati e sigurt për të kaluar, përveçse ndodh ndonjë mrekulli, përfshirë një humbje të thellë të Milanit nga Dinamo Zagrebi.

Aston Villa-Celtic

Aston Villa: Duhet të fitojë dhe, mundësisht, të shënojë shumë gola për të tentuar të renditet mes tetë të parëve. Ka një gol për të rikuperuar ndaj Leverkusenit dhe hyn vetëm nëse e tejkalon atë diferencë. Nëse nuk ia del, i duhet që një nga Atlético Madridi, Milani ose Atalanta të mos fitojë.

Celtic: Nëse fiton, mund të ngjitet në renditje (aktualisht në vendin e 18-të) dhe të futet në grupin nga vendi i 9-të deri tek i 16-ti. Pothuajse e pamundur të futet mes tetë të parëve. Nëse barazon, mund të hyjë mes vendeve 9-16.

 Dinamo Zagreb-Milan

Dinamo Zagreb: Nëse fiton, mund të kualifikohet me kombinime të ndryshme. Kombinimi më e qartë është që Manchester City të mos fitojë. Për shembull, nëse Manchester City fiton, do t’i mjaftonte që ndeshja Stuttgart-PSG të mos përfundonte në barazim, ose që Benfica ose Sportingu të humbasin njërën nga ndeshjet e tyre. Çdo barazim me 11 pikë do të ishte shumë i vështirë për Dinamon për shkak të diferencës aktuale të golave (-8). Kombinimi më i mundshëm do të ishte që Manchester City të shkatërronte Club Brugge (i cili ka diferencë -2 aktualisht) dhe Dinamo Zagrebi të kalonte belgët me golavarazh.

Milani: Nëse fiton, përfundon mes tetë të parëve dhe mund të renditet deri në vendin e katërt. Nëse barazon ose humbet, mund të mbetet jashtë tetë të parëve. Dy nga këto ekipe duhet ta kalojnë me pikë dhe/ose gola: Atalanta, Bayer Leverkusen, Aston Villa, Monaco, Feyenoord, Lille ose Brest.

Inter-Mónaco

Interi: Nëse fiton, mund të renditet deri në vendin e dytë. Nëse barazon, mund të bjerë deri në vendin e shtatë, por jo më poshtë. Nëse humbet, mund të mbetet jashtë tetë të parëve nëse e kalojnë me pikë dhe/ose gola pesë nga këto ekipe: Atlético Madrid, Milan, Atalanta, Bayer Leverkusen, Aston Villa, Monaco, Feyenoord, Lille ose Brest. Kjo është shumë e vështirë, sidomos për shkak të diferencës së lartë të golave (+7).

Monaco: Nëse fiton, mund të futet mes tetë të parëve, por kjo varet nga shumë rezultate dhe, ndoshta, diferencat e golave. Nëse barazon, përjashtohet nga tetë të parët, përveçse ndodh ndonjë mrekulli e pabesueshme. Nëse humbet, ka gjasa të bjerë nën vendin e 16-të.

Sturm Graz-RB Leipzig

Të dyja skuadrat janë eliminuar.

Salzburg-Atlético Madrid

Salzburg: I eliminuar.

Atlético Madrid: Nëse fiton, përfundon mes tetë të parëve dhe mund të jetë deri në vendin e tretë. Nëse barazon ose humbet, mbetet jashtë tetë të parëve nëse e kalojnë katër nga këto skuadra: Milan, Atalanta, Bayer Leverkusen, Aston Villa, Monaco, Feyenoord, Lille ose Brest.

Sporting-Bologna

Sporting: Nëse fiton, kualifikohet mes 24 më të mirëve. Mund të përfundojë nga vendi i 9-të deri tek i 16-ti, por kjo është shumë e vështirë. Nëse barazon, kualifikohet përveçse ndodh ndonjë mrekulli kundër. Nëse humbet, mund të mbetet jashtë vetëm nëse ndodhin të gjitha këto: Benfica nuk humbet, Stuttgart dhe PSG barazojnë ose Stuttgart fiton me tre gola diferencë ose më shumë, Manchester City fiton dhe Dinamo Zagreb fiton.

Bologna: E eliminuar.

Stuttgart-PSG

Duel direkt. Fituesi kualifikohet. Nëse barazojnë, gjithçka varet nga rezultatet e ndeshjeve të tjera: Manchester City (Brugge), Dinamo Zagreb, Sporting, Benfica dhe madje edhe PSV. Pothuajse e njëjta gjë mund të thuhet për ekipin që humbet, me destinacionin e tij që varet nga këto rezultate. Stuttgart është në disavantazh nëse humbet, pasi ka një diferencë golash -1, ndërsa PSG është +2.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit