Bayern Munchen ka një vit që përgatit blerjen më të bujshme të kësaj dekade, Florian Wirtz. Ai është lojtari më i kushtueshëm gjerman, yll absolut në kombëtare dhe mjaft i suksesshëm.
Sipas Bild, plani i bavarezëve është që Wirtz të transferohet në Mynih pas Kampionatit Botëror 2026. Kjo, për të mos e rënduar psikologjikisht para një turneu kaq madhor.
Megjithatë, situata ka ndryshuar. Manchester City nuk pret për afate, sepse i duhet një rinovim total i skuadrës, sidomos në sulm.
Kjo ka bërë që Pep Guardiola të insistojë që klubi anglez të dërgojë një ofertë për Bayer Leverkusen. Drejtuesit e City kanë ofruar 115 mln euro për gjermanin.
Leverkusen po tundohet nga kjo ofertë, i vetëdijshëm se City do t’i afrohet shifrës 140 mln euro në fund të tratativave. Bayern jo. Në Mynih mendojnë se mund ta blejnë për 90 mln euro në vitin 2026.







