Hummels u përjashtua nga “Euro 2024” pas një telefonate me Nagelsmann: Nuk zgjati as dy minuta…

31 Maj 2024
8:30
Alfred Lleshi
back button

Mats Hummels ishte përjashtimi i madh i Gjermanisë nga “Euro 2024”. Trajneri Julian Nagelsmann nuk e konsideroi të nevojshme të shfrytëzonte përvojën e qendërmbrojtësit të Borussia Dortmundit, i cili ishte një protagonist i madh i verdhezinjve në sezonit që po mbyllet, finalist i Champions League ndaj Real Madridit.

Arsyet e kësaj telefonate të shkurtër, ku iu komunikua lënia jashtë kombëtares, janë zbuluar nga vetë Hummels në një intervistë dhënë për “Bild”. Mbrojtësi tregoi se është kontaktuar me telefon nga Nagelsmann dy javë më parë.

Një dialog i cili megjithatë e zhgënjeu shumë qendërmbrojtësin e Borussia Dortmundit, i cili u mahnit nga shpjegimi që mori. “Ishte një bisedë e shkurtër dhe zhgënjyese, – tha ai, – nuk zgjati as dy minuta. Në momente të tilla nuk kam nevojë për ndonjë bisedë të gjatë apo shpjegime të mëdha. Kaq më mjaftoi”. Hummels praktikisht e refuzoi shpjegimin e trajnerit pa dashur të dëgjojë asnjë fjalë të tillë prej tij.

Ajo që e befasoi lojtarin ishin fjalët që Nagelsmann përdori për të justifikuar atë përjashtim. “Nëse e kuptova mirë, ai ishte i interesuar edhe për gjëra të tjera, përveç pranimit të rolit të xhokerit, – shpjegoi Hummels. – Me sa kuptoj unë, ishte më shumë për gjëra të lidhura me moshën, si fitnesi apo diçka tjetër”.

Hummels zbuloi gjithashtu gjatë intervistës se e kishte siguruar tashmë Nagelsmann në mars për disponueshmërinë e tij për t’u ulur në stol si qendërmbrojtësi i pestë në Evropian. Ai donte të ishte atje për ta mbyllur karrierën e tij me kombëtaren në mënyrën më të mirë të mundshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit