PSG gati të trondisë botën e futbollit me këtë lëvizje që planifikon të bëjë në verë

13 Shkurt 2025
22:52
Telesport
back button

Sky Sport raporton se PSG ka zhvilluar bisedime jozyrtare me përfaqësuesit e yllit të Real Madridit, Vinicius Jr, për një transferim të mundshëm gjatë merkatos së ardhshme në verë.

Kampioni në fuqi i Francës kërkon të përfitojë nga situata e nderë mes brazilianit Junior dhe klubit madrilen, pasi lojtari ka refuzuar propozimin e parë për rinovimin e kontratës pasi nuk ka qenë dakord me kushtet financiare.

Për Vinicius Junior ka interesim konkret edhe nga klubet arabe, oferta e të cilave kap kufijtë e çmendurisë, por zakonisht lojtarët shkojnë atje kur janë në pëerëndim të karrierës, ndërsa Vinicius Junior është në kulm dhe ndoshta kjo e favorizon PSG-në.

PSG është skuadra e fundit që ka shfaqur interesim për Vinicius Junior, klubi francez është gati të paguajë 200 milionë euro për të bindur Real-in, sipas Sky Sports.

Përfaqësuesit e klubit francez janë sy e veshë nga Madridi, ku do ndjekin me shumë vëmendje si do shkojnë negociatat mes brazilianit edhe klubit madrilen dhe nëse nuk arrihet rinovimi i kontratës, në verë do tentohet transferimi i bujshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit