Katalanasja Sport raporton se Barcelona ka refuzuar mundësinë për të transferuar falas në verë dy nga yjet e mëdhenj të futbollit të sotëm, siç janë Virgil van Dijk dhe Joshua Kimmich.
Kontratat aktuale të lojtarëve skadojnë në fund të sezonit në klubet e tyre respektive dhe deri tani nuk ka pasur shenja për rinovim, ndaj ata do të largohen falas.
Si për mesfushorin gjerman ashtu dhe për mbrojtësin holandez interesi është shumë i madh duke ditur nivelin e tyre, Sport raporton se dy lojtarët i janë vetëforuar klubit katalanas, por janë refuzuar nga Deco.
Deco iu ka mbyllur derën Van Dijk dhe Kimmich, me arsyetimin se Barcelona kërkon investime afatgjata dhe jo thjesht transferimin e lojtarëve me përvojë që nuk garantojnë jetëgjatësi, duke parë dhe moshën e tyre.
Gjithashtu raportohet se Barcelona ka arritur marrëveshjen me Jonathan Tah, qendërmbrojtësin e Leverkusen dhe nuk ka vend për Van Dijk, pavarësisht dëshirës së madhe të lojtarit për të veshur fanellën e katalanasve.







