Mourinho: Nëse Superliga turke do të ishte një kampionat normal, ne do të ishim të parët me 8-9 pikë

17 Shkurt 2025
8:54
Telesport
back button

Jose Mourinho vazhdon të thumbojë kampionatin turk edhe kur skuadra e tij Fenerbahce fiton, siç ndodhi dje në suksesin 3-1 ndaj Kasimpasa. Trajneri portugez komentoi kështu: “Jam shumë i lumtur. E dija që ndeshja do të ishte e vështirë”.

Të enjten e kaluar luajtëm një ndeshje shumë intensive, kështu që na u desh të bënim disa ndryshime në formacion. Kundërshtari ynë ishte i mirë, trajneri i tyre ishte i mirë. E dija se do të ishte e vështirë. Ne morëm epërsinë, por deri atëherë luajtëm më mirë”, tha Mourinho.

Ne shënuam 3 gola, por mund të kishim shënuar katër të tjerë. Të gjithë lojtarët po përgjigjen pozitivisht, ndaj jam shumë i lumtur. Më vjen keq që i mbaj disa prej tyre në stol, por në repartin ofensiv kemi shumë opsione”, shtoi Mourinho

Më trishton kur shoh disa lojtarë të ulur në stol. Sot ishin Irfan Can Kahveci, Cengiz Under, Cenk Tosun, Edin Dzeko dhe Saint-Maximin. Disa duhet të luajnë pa pushim, të gjithë po japin gjithçka dhe po punojnë së bashku. Të punosh me një ekip të tillë është kënaqësi për çdo trajner”, tha portugezi.

Në fund, Mourinho nuk harron të japë goditje e zakonshme ndaj rivalëve të Galatasaray, që luajnë sot në kampionat: “Nëse Superliga turke do të ishte një kampionat normal, atëherë ne do të ishim përpara me 8-9 pikë“.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit